Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e infektimeve nga Covid19 në të gjithë vendin. Sipas bilancit të publikuara rezultojnë 12 qytetarë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 110 testime që janë kryer gjatë këtyre ditëvë.
Ndërkaq, nga 110 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, e ndërsa 9 pacientë janë shëruar plotësisht nga virusi. Ministria e Shëndetësisë udhëzon komunitetin që të respektojnë të gjitha udhëzimet e dhëna nga ekspertët e shëndetësisë/.
Njoftimi i plotë Zyrtarë i MSH:
16 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 110 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:5 në Tiranë , 4 në Vau Dejës, 2 në Himarë, 1 në Vlorë.
Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,303 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 16 Prill 2023)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 110
Testime totale 2,052,830
Raste pozitive 334,082
Raste të shëruara 330,303
Raste Aktive 175
Humbje jete 3,604
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 145
Vlorë 14
Shkodër. 6
Fier 5
Elbasan. 4
Korçë. 1