Disa nxënës të një gjimnazi në Krujë janë shoqëruar në spital pas shfaqjes së problemeve shëndetësore gjatë orës së mësimit. Shkak është bërë hedhja e një lënde tip spraj me piper nga ana e dy nxënësve të kësaj klase.
Policia bën me dije se ka shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes, së bashku me një bashkëpunëtorin e tij 17-vjeçar.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të asaj që ka ndodhur.
“Më datë 12.09.2023, në një gjimnaz në Krujë, një nxënës 16 vjeç ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një sprajt me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës.
Nxënësit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Krujë, ndërsa autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.