Aktualitet

Pas mjekeve e infermireve edhe farmacistet braktisin sistemin e Shëndetësise Shqiptare.

Shëndetësia Shqiptare sa vjen e braktiset ne te gjithe sistemin. Jemi mesuar me ikjen e mjekeve e infermiereve, tani kane filluar dhe farmacistët të largohen nga vendi. Kete fakt e deshmon me statistika zyrtare vete Urdhëri I Farmacistit. Sipas të dhënave zyrtare të Urdhërit të Farmacistit, vetëm në vitin 2022 janë larguar nga Shqiperia plot 75 profesionistë të fushës. Diana Toma, kryetare e këtij urdhëri, thote se: ky fenomen shumë shpejt do të na çojë në mungesë profesionistësh në këtë hallke te shërbimit shendetesore. “Për hir të së vërtetës quhet masiv referuar numrit të farmacistëve që e ushtrojnë profesionin dhe atyre që po largohën. Nëse për disa vite po të vazhdojnë me këto ritme largimi do jemi para mungesës së personelit që do të na ofrojmë shërbim farmaceutik. Nëse me parë ishim në raportin iknin 1, 2 dhe 8 mbeteshin, vajtem në raportin që 5 mbeten dhe 5 iknin. Aktualisht jemi në raportin më shumë se 5 ikin më pak se 5 mbeten”, tha Toma. Sipas saj kriza për gjetjen e profesionistëve të barnave ka nisur dukshem te shfaqet. “Nuk gjen farmacistë për t’i plotësuar, dhe kur garantojnë me profesionistë njërin turn, kanë probleme të mbulojnë turnin tjetër”, theksoi ajo. Aktualisht në të gjithë vendin numërohen rreth 3 mijë farmacistë. Kjo shifër ka mbetur e pa ndryshuar për të pakën 3 vitet e fundit, si pasojë e largimeve.

Exit mobile version