Pedagoget kane dal ne proteste sot para Politeknikumit ashtu sic theksuan pak kohe me pare. Pedagogët janë hedhur sërish në protestë, ku kërkojnë rritjen e pagave. Ne te njejten ore ashtu sic kane marre njoftimin janë mbledhur para Korpusit, pedagogët njëzëri i kanë bërë thirrje qeverisë që të plotësojë kushtet e tyre. “Duam rritje page, dhe të rritet buxheti për arsimin”, thanë pedagogët. Mes të tjerash ata iu bënë thirrje studentëve që t’i bashkohen tubimeve të tyre, për një kauzë të përbashkët.