Aktualitet

Pensionistët në protestë? Xhani: Do trondisim qeverinë nëse nuk i rrit pensionet

Rritja e pagave mujore të qeveritarëve ka tronditur shume moshat e treta. Madje ka shumë prej tyre që kanë dhënë jetën për të ardhmen e vendit dhe në fund janë shpërblyer me një pension që nuk arrin të mbyll dot muajin nga shpenzimet. Përfaqësuesi i pensionistëve, Faik Xhani, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV ka paralajmëruar se kjo shtresë e popullsisë do të ngrihet në protestë nëse qeveria nuk i rrit pensionet. ‘Ka ardhur koha që do ngrihemi. Do ketë protestë të pensionistëve dhe do ta tronditim mirë qeverinë nëse nuk i vë gishtin kokës për këtë problem’, u shpreh Xhani. Xhani: Ka ardhur koha që do ngrihemi. Do ketë protestë të pensionistëve dhe do ta tronditim mirë qeverinë nëse nuk i vë gishtin kokës për këtë problem.Ne kemi pritur dhe presim sa më shpejtë një lajm nga kryeministri, ministrja e Financës dhe nga aparati shtetëror për pensionistët sepse kemi një farë ekuilibri dhe një masë llogjike sepse nuk shpërthejmë pa arsye dhe ne po punojmë për këtë.

Exit mobile version