Aktualitet

Për 400 kuota të lira, të hënën studentët që synojnë mjekësinë do t’i ushtrohen testimit të veçantë

Të gjithë maturantët që kanë qëllim të ndjekin studimet për Mjekësi të Përgjithshme këtë vit do t’i ushtrohen testit të pranimit.

Ky testim do të zhvillohet ditën e hënë, më 14 gusht pranë Universitetit të Mjekësisë në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
Kjo teknikë pranimi për studentët zhvillohet për herë të parë, që pas sistemit të Maturës Shtetërore të 2008-ës.
Janë 1813 maturantë që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët vetëm 400 do të shpallen fitues.
Këtë vit janë dyfishuar edhe kuotat.

Përveç 400 kuotave, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime.

Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.

Exit mobile version