Aktualitet

Permbyset autobusi i Farkes, lendohen 7 persona.

Aksident i rende serish me autobuset e linjave urbane ne Tirane. “Autobusi i linjës së Krrabës po lëvizte në rrugën e Elbasanit, ku si pasojë e humbjes së kontrollit u përplas me 2 automjete të parkuara pas krahëve të mi, dhe u përmbys”, tregojne perfaqesuesit e policies ne vendngjarje.

Siç mund të shihet në këto pamje përplasja ka qenë e fortë, e për pasojë kanë mbetur të lënduar 7 pasagjerë në autobus. Pasagjerët kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Sakaq në polici është shoqëruar shoferi i autobusit të Krrabës, 42-vjeçari, Gentjan Qosja. Ky i fundit iu nënshtrua testit të alkoolit nga ku rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool. Nderkaq nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se autobusi nuk ka qenë me shpejtësi. Përpara oficereve të policisë, shoferi i autobusit, 42-vjeçari Gentjan Qosja ka deklaruar se në momentin e aksidentit nuk është ndierë mirë e për pasojë ka humbur kontrollin. Kujtojme se vetëm pak javë më parë në Tiranë ndodhi një tjetër aksident i rëndë, ku urbani i linjës së Unazës humbi kontrollin duke marrë disa makina përpara dhe duke plagosur 9 persona.

Exit mobile version