Aktualitet

Pogradec, dhunohet nje grua me spraj ne sy.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Pogradec ku tre burra kanë qëlluar me grushte një grua dhe i kanë hedhur sprajt në fytyrë. Pervecse jane ndeshur fizikisht me gruan ne fjale ata kane dashur dhe ta lendojne duke I hedhur spraj ne sy. Në pranga ka përfunduar njëri prej tyre, shtetasi Gledis Dikollari ndërsa dy të tjerët janë shpallur në kërkim. Sakaq e dëmtuara mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në fytyrë, lëndë të dëmshme (sprajt), një shtetaseje, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

May be an image of outdoors

See insights and ads

Boost post

Like

Comment

Share

Exit mobile version