Edhe pse ka filluar viti I ri akademik studentet e mjekesise jane tejet të stresuar. Jo vetëm kaq por studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar protestën e radhës. Kjo protestë do të jetë ndryshe nga të tjerat për këtë të rinjtë kanë nisur dhe përgatitjet e radhës. Rrjetet sociale kanë nisur me njoftimet e radhës . Dhe se fundmi në një njoftim në rrjetet sociale, ata deklarojnë se do të mblidhen sërish ditën e hënë në orën 09:00, për të kundërshtuar projektligjin që i detyron ata të punojnë për 5 vite në Shqipëri. Kujtojmë se ky projektligj parashikon që studentët që kërkojnë të largohen nga Shqipëria në përfundim të Universitetit, duhet ta paguajnë vitin shkollor me tarifat e plota dhe jo me tarifë shtetërore.