Shendetesi

Pranvera, ndryshimet e motit rikthejnë  qarkullimin e virozave thuajse te të gjitha grupmoshat.

Pranvera sjell serish viroza te te gjithe grupmoshat. Ndryshe nga periudhat e tjera kete kohe virozat sidomos te femijet jane nderthurur me alergjite. Mjekët thonë se karakteristikë e infeksioneve respiratore është temperatura e lartë, që zgjat disa ditë si dhe skuqjet e fytit, kryesisht te fëmijët. Rastet më grip janë më të pakta, por më të rralla infektimet nga Covid-19. Me fillimin e pranverës mjekët presin një tjetër rritje të vizitave për shkak të alergjive të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe ka dhe një rikthim të varicelës, ndaj mjekët i sugjerojnë  prindërve që të mos i neglizhojnë simptomat te fëmijët e tyre dhe t’i dërgojnë në kopsht.Çdo ditë te mjeku pediatër paraqiten mbi 20 fëmijë të prekur nga virozat, që po qarkullojnë këtë periudhë të muajit mars. Lagështira e ajrit, ndotja e tij dhe ndryshimi i herëpashershëm i temperaturave janë shkaktarët kryesorë të shfaqjes së alergjisë në periudhën e pranverës.

Mjekët alergologë thonë se po vihet re një shtim i personave me alergji dhe duke u ndërthurur me virozat gjendja e pacientëve rëndohet më tepër.

“Kemi një rritje të dukshme të rasteve me alergji dhe agravim të gjendjes klinike të pacientëve alergjikë që janë të diagnostikuar prej shumë kohësh me sëmundje alergjike. Në këtë stine janë polinozat e  shkurreve ose polinozat e vonuara përgjegjës për agravimin e situatës. Në këto kushte që jemi fillojnë edhe rëndohen rastet e alergjisë nga pluhurat e shtëpisë. E ndërfurur kjo me virozat e e stinës situata bëhët më problematike”, sqarojne mjeket e QSUT. Alergologët tregojnë një sërë simptomash, që shfaqen nga alergjitë, të cilat janë të ngjashme me gripin dhe virozat.

Exit mobile version