Fokus I gjithe takimit te sotem ne eventin e realizuar per perurimin e urgjences se re, kane qene mjeket e rinje. Per keto te fundit Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po bën gati një program të posaçëm për mjekët e rinj specialist. Për ata që paraqiten çift, Rama thotë se do i mbështesin me marrjen e një shtëpie në kushte krejtësisht të tjera nga ato që ka tregu. Përveç motivimit me rritje pagash, Rama tha se duhet të plotësojë kushtet në këtë kohë kur ka lëvizje të madhe mjekësh e infermierësh drejt vendeve të Europës. “I vëmë të gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor në dispozicion një spital me instrumenta më të përshtatshëm për misionin e tyre. Kjo na bën krenar sepse ajo çfarë kemi menduar gjithmonë është bindja se motivimi i mjekeve nuk është vetëm çështje motivimi financiar që patjetër është komponent i rëndësishëm por edhe çështje kushtesh e instrumentesh në mënyrë që personeli të rritet profesionalisht dhe të mund të ekzekutojë në praktikë dijet dhe eksperiencën e tyre. Të gjithë qe do të punojnë e do ti japin kuptimin e përditshëm të kujdesit ndaj njerëzve i uroj me gjithë zemër ta gëzojnë këtë sukses e të ndihen të motivuar për të ardhur në punë. S’dua të zgjatem më tej për investimet se i preku ministrja dhe janë pjesë e realitetit të përditshëm të kësaj qendre që jemi përpjekur ta kthejmë në qendër ekselence në të gjitha aspektet por dua të qëndroj pak te përpjekja për të mos bërë një fjalë të gjatë tek mjekët e infermierët dhe profesorët që shërbejnë prej vitesh eshë pse vonë në raport me karrierën e tyre të gjatë pi vazhdojnë të shërbejnë në kushte optimale që vite më parë as nuk i kishin imagjinuar.Ne kemi vendosur të rrisim pagën për mjekët specialistë që është një fakt i kryer dhe paga e muajit prill do të jetë 5 mijë lekë të reja plus dhe do të rrisim pagën e mjekëve të përgjithshëm e do të përgatitemi për një rritje tjetër të pagës së tyre dhe kjo është e pamjaftueshme ndaj së shpejti do të publikojmë një tjetër program për mjekët ushtarakët e punonjësit e policisë për të garantuar strehimin e mjekëve të rinj specialistë kur të paraqiten çift jo tek. Për të gjithë ciftet e reja, të freskët në martesë të jenë subjekte të këtij programi ku qeveria do të mbështesë kreditimin e tyre për të pasur mundësinë e marrjes së një shtëpie me kushte krejtësisht të tjera nga kushte të tregut bankar dh në këtë mënyrë ne do i japim motivim e besojmë shumë që ky është një detyrim që shteti ta marrë përsipër në kushtet ku plotësimi i nevojave është një objektiv që do e arrijmë patjetër. Ne do të kombinojmë disa masa dhe patjetër që nuk mund të vazhdojmë para se të formësojmë një politikë të caktuar që të financojmë studimet në mjekësi me një ndarje me kushte të pranueshme kur studentët rrinë në Shqipëri.”- tha Rama.