Prishja e ashensorit te baneses ku jetonin rrezikoi jeten e ciftit ne nje nga pallatet e zones se Astirit. Mbrëmjen e djeshme në Astir, një ashensor ka pësuar defekt dhe është shkëputur duke rënë nga kati i pestë në katin zero. Diten e djeshme pas ngjarjes, policia me ane ten je njoftimi zyrtar thuhet se në momentin që ka ndodhur ky incident i rëndë një çift bashkëshortësh, S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe kanë qenë brenda në ashensor duke shtuar se janë dëmtuar dhe janë dërguar me urgjencë në spital pasi gjendja e tyre paraqitej kritike. Por diten e sotme version zyrtar si rralle here ka ndryshuar. Ne njoftimin e pare zyrtare te polici thuhej:”Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh). Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës. Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë diten e sotme, ka ardhur nga policia e version I ri njoftues nga i cili tregohet se shkak i incidentit është bërë tejkalimi i kapacitetit. Kjo pasi në ashensor kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona. “Ju informojmë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i rënies së ashensorit mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh”, ku ashensori i një pallati ra nga kati i pestë në katin zero,ka qenë tejkalimi i kapacitetit, pasi në ashensor kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona. 2 personat e dëmtuar, pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë, ndërsa 3 të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime. Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim” perfundon njoftimi zyrtar I policies. Nuk na mbetet gje tjeter vetem te shpresojme qe version i dyte te jete ne favor te banoreve jo ne favor te firmes qe ka mirembajtur ashensorin. Vendosja e ashensorëve është kthyer në një proces rutinë i punës në çdo pallat të ri, por ata përdoren edhe në ndërtesat e vjetra. Mirëmbajtja e tyre është kusht për funksionimin normal, në të kundërt ashensorët mund të shkaktojnë edhe tragjedi.Kontrolli i ashensorëve sipas teknikeve te kesaj fushe, duhet te bëhet te paktën një here ne muaj.Administratorët e pallateve e kanë detyrim ligjor lidhjen e një kontrate mirëmbajtjeje me çdo firme qe merret me ashensoret. Nga rreth 10 mijë ashensorë në vendin tonë, vetëm 1.200 e kanë kaluar kontrollin teknik, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e 7.800 ashensorëve të tjerë. Personi që duhet të ndjekë të gjithë procedurën ligjore për sigurinë e ashensorit, është administratori i pallatit, por të dhënat e germo,al tregojnë se shumë pallate nuk kanë administrator. Nga ana tjetër, autoritetit kontrollues, IMSHT-i, do t’i duheshin së paku 15 vite për të kontrolluar të gjithë ashensorët në vend.