Aktualitet

Projekti/“Bëjmë Detyrat e Shtëpisë”çon Ministren në shkollën 9-vjeçare “Dhora Leka”,Tiranë.

Që prej 2018-ës, në 140 shkolla të vendit po zbatohet projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, i cili konsiston në zgjatjen e kohë qëndrimit të nxënësve në shkolla, duke përfshirë veç mësimit edhe detyrat e shtëpisë, hiç më pak se ato që ofrojnë sot shkollat private.

Përpos 140 ekzistueseve, me nisjen e vitit të ri shkollor do të shtohen edhe 150 të tjera. Lajmin e mirë e ndau ministrja e Arsimit, Evis Kushi, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke dhënë edhe disa detaje më tepër mbi projektin. “Shkolla 9-vjeçare “Dhora Leka”,Tiranë është përfshirë në Programin “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” është kthyer tashmë në një program mjaft të dashur jo vetëm për nxënësit, por edhe për prindërit e tyre, sepse përveç detyrave nxënësit zhvillojnë në mjediset e shkollës edhe shumë aktivitete argëtuese dhe sportive nën monitorimin e mësuesve.”, lajmeron ne nje nga postimet ne rrjetet sociale Ministrja e Arimit Evis Kushi.

 Bëjmë detyrat e shtëpisë” mundëson që pasdite nxënësi të kryejë detyrat e shkollës dhe të bëjë mësimet brenda mjediseve të saj nën monitorimin e mësueses. Projekti është mirëpritur nga fëmijë dhe prindër, të cilët shpesh nuk mund të asistojnë dot fëmijët e tyre në shtëpi gjatë kryerjes së detyrave. ky program i ndihmon nxënësit jo vetëm që të bëjnë detyrat e shtëpisë nën kujdesin dhe mbështetjen e mësuesve, por sjell më shumë përparim në dije dhe mbështet aftësitë tuaja shoqërore, fizike dhe intelektuale përmes pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme pas procesit mësimor.  Shkollat ofrojnë shërbim dhe kujdes për nxënësit pas përfundimit të procesit mësimor deri në orën 17:00 nga e hëna në të premte. Pas mësimeve, fëmijët konsumojnë ushqim e më pas zhvillojnë aktivitete argëtuese e më pas rikthehen në klasë për të bërë detyrat. Aktivitetet pas shkolle hartohen nga ekspertë të kurrikulës bazuar në moshën e fëmijës.

Exit mobile version