Aktualitet

Projekti i Fondacionit “Mbreti Selman”, Inaugurohet sot në Tiranë. 206 jetimë përfitojnë pension mujor për një vit

Në ambientet e Medresesë Tiranë u zhvillua ceremonia e inagurimit të projektit: “Në ndihmë të femijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë”. Projekti financohet nga qendra e bamirësisë “Mbreti Selman” dhe aplikohet në vendin tone nga Ambasada e Arabise Saudite në Tiranë dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu u shpreh se është dëshmitar i projekteve të kësaj qendre në vende të ndryshme të botës, që synon të sjellë gëzim tek jetimët, përmes mbështetjes morale dhe financiare.

Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, z. Fajsal Gazi Hifdhi në fjalën e tij tha se këto ndihma janë pasqyrim i vizionit të mbretit të Arabisë Saudite, mbretit Selman, të cilët zgjasin dorën e ndihmës kudo ku është nevoja.

“Jam i lumtur dhe krenar të jemi këtu sot për të inauguruar këtë projekt, të fondacionit “Mbreti Selman”, në mbështetje të jetimëve, nën kujdesin e veçantë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Kjo mbështetje ekonomike, vjen krahas ndihmave të tjera që fondacioni humanitar zhvillon në Shqipëri. Shqipëria dhe Arabia Saudite kanë lidhje të fortë miqësore dhe këto projekte janë shembull i mirë i marrëdhënieve historike që ekziston mes dy vendeve”, tha ai.

Në fund të ceremonisë u shpërndanë në mënyrë simbolike disa zarfe me mbështetjen financiare të muajit janar. Projekti do të aplikohet në terren nga Myftinjtë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke mbështetur jetimët me pension mujor përgjatë 1 viti. Përveç ndihmës financiare, fëmijët përfitues marrin pjesë edhe në kurset edukative që zhvillohen çdo javë në qytetet përkatëse.

Exit mobile version