Shendetesi

Projekti/ Shërbime sociale për njerëzit në nevojë.Qeveria Firmos marrëveshjen me 12 Bashki.

Zgjerimi i shërbimeve sociale në territor, me fokus fëmijët me aftësi ndryshe, personat me aftësi të kufizuara, moshat e treta, është fokusi kryesor I Ministrisë së Mbrojtjes Sociale. Miratohet sot financimi për 12 bashki, të cilat do të përfitojnë me projektet e këtij viti, nëpërmjet Fondit Social, një mekanizëm financiar i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që mbështet bashkitë për zgjerimin e shërbimeve sociale në territor. Në një aktivitet të organizuar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë firmosur marrëveshjet e bashkëpunimit mes Shërbimit Social Shtetëror dhe 12 Kryetarëve të Bashkive për monitorimin e shërbimeve që do të financohen këtë vit nëpërmjet Fondit Social. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka nënvizuar se nëpërmjet Fondit Social do të zgjerohet mbështetja për ngritjen e shërbimeve sociale në territor për të gjitha kategoritë më në nevojë. “Ne do të mbështesim 12 bashki dhe dy qarqe për ngritjen e shërbimeve sociale, duke e çuar në 54 numrin e qendrave të përkujdesit social në të gjithë vendin. Eshtë një hap i rëndësishëm drejt standartizimit të shërbimeve sociale, një hap i rëndësishëm drejt pikëprerjes së objektivave të strategjisë sonë me shërbimet sociale në territor. 12 bashki sot do të firmosin një marrëveshje, e cila ka të bëjë me monitorimin e shërbimeve që financohen nga Fondi Social, ku Shërbimi Social Shtetëror do të ketë rol specifik për monitorimin e standardeve të këtyre shërbimeve. Rrjetit tonë në terren do t’i shtohen një armatë e re me punonjës socialë, psikologë, kujdestarë. Deri tani kemi më shumë se 490 punonjës që janë përzgjedhur nga bashkitë, por tashmë ne do të punësojmë më shumë se 100 punonjës të tjerë për orfimin e shërbimeve sociale qytetarëve më në nevojë”, – theksoi Manastirliu. Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nxiti drejtuesit vendorë të përfshijnë gjithnjë e më shumë shërbimet për shtresat në nevojë në planet e tyre sociale, duke garantuar mbështetjen edhe nga qeveria qendrore. “Fondi Sociali filloi me 200 milion lekë në vit mbështetje për bashkitë. Duke analizuar nevojat e bashkive, vendosëm që ky fond të rritej me 30%, duke arritur në një mbështetje për të gjitha bashkitë në 300 milion lekë”,- tha Manastirliu.

Exit mobile version