Maturantët njihen me datat e provimeve të maturës. Tashmë janë zbuluar datat kur do të mbahet provimet e Maturës Shtetërore 2024.Konkretisht provimi për gjuhën e huaj do të mbahet me 3 qershor. Ndërsa për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë është caktuar 10 Qershor 2024. Po ashtu testimi për Matematikën do të mbahet në 18 Qershor, kurse provimet me zgjedhje do të zhvillohen me datë 24 të muajit tjetër. Provimet zgjasin më shumë se dy orë. Konkretisht thuhet se provimet e Maturës Shtetërore 2024 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.