Shendetesi

Rastet me sëmundjen e hemofilisë në Shqipëri.

Çrregullimi i gjakut që njihet ndryshe si Hemofilia ndeshet kryesisht tek grupmosha e të rriturve. Në Shqipëri janë rreth 250 pacientë me këtë sëmundje, prej të cilëve 70 janë fëmijë.“Janë rreth 250 pacientë të cilët përfitojnë nga kjo profilaksi, por është shumë e rëndësishme aplikimi i medikamentit, i faktorit i cili ndihmon me qëllim pasjen e një niveli të faktorit në gjak dhe parandalimin e hemorragjive që ata mund të kenë. Sigurisht grupmosha dominuese është ajo adulte, por kemi pacientë nga mosha 18 deri në 70-vjeçarë.”; tregon gjendjen sot Daniela Nika pediatre Klan news Sipas specialistëve, hemofilia është e trashëgueshme, por nuk mungojnë as rastet me defekte gjenetike. “Nëse një familje ka mes tyre se zakonisht trashëgohet nga nëna tek djali, mund të trashëgohet nga daja ose gjyshi i fëmijës që ka pasur hemoragji të herëpashershme. Kemi pasur raste të fëmijëve që kanë shkuar për të bërë vaksinën dhe ju ka ndodhur hemoragji.”Pacientët me këtë sëmundje mund të kurohen duke zëvendësuar faktorin 8  dhe 9. “Vjet për herë të parë ne filluam profilaksinë e pacientëve pediatrikë me faktorin e 8 për të parandaluar eventet e hemoragjive. Sivjet për herë të parë do të fillojmë profilaksinë edhe për adultët.” Në gjithë botën janë rreth 400 mijë pacientë që vuajnë nga sëmundja e Hemofilisë dhe shumica e personave të prekur janë meshkuj.

Exit mobile version