Ndodh mrekullia në QSUT. Mjekët i shpëtojnë jetën një 35 vjecareje në Tiranë . Një ndërhyrje shumë e vështirë është realizuar me sukses në pavionin e Mjekësisë Interne, ku është kryer një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale. Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila teksa ka ndarë një video nga operacioni I realizuar, shkruan ministria se i është shpëtuar jeta një vajze 35 vjeçare. Vajza ështe diagnostifikuar me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë, 35 vjeçarja u përgatit në pavionin e Mjekësisë Interne në mënyrë që të stabilizohej, dhe më pas, ekipi multidisiplinar i mjekëve realizoi ndërhyrjen, e cila rezultoi me sukses.
Postimi i plotë i Ministres ë e Shëndetësisë :Histori suksesi!Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, një vajzë e re 35-vjeçare, ka dalë me sukses nga një ndërhyrje e rrallë, falë koordinimit të shkëlqyer të ekipeve mjekësore për diagnostikimin, trajtimin dhe operacionin e shkallës së lartë të vështirësisë.Pasi u diagnostikua me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë, 35 vjeçarja u përgatit në pavionin e Mjekësisë Interne në mënyrë që të stabilizohej, dhe më pas, ekipi multidisiplinar i mjekëve realizoi ndërhyrjen, e cila rezultoi me sukses.Punë e shkëlqyer e Prof. Arben Gjata, Prof. Krenar Lila, Prof. Mihal Tase, Prof. Margarita Gjata, Dr.Dritan Reovica, Dr.Ardit Kaçani, Dr. Pranvera Shkëmbi dhe infermieret: Manada Cani, Mirjana Mema, Aida Hajro, Albana Qefalia.