Pas rikonstruksionit Qendra e re Shëndetësore në Orikum është hapur për turistët dhe pushuesit gjatë këtij sezoni veror.
Ogerta Manastirliu: Janë rreth 4 mijë qytetarë, pushues, turistë të cilët kanë marrë shërbime në qendrat shëndetësore verore, 30% prej tyre janë pushues të huaj. Puna nuk ka ndaluar dhe gatishmëria jonë ka qenë maksimale sepse tashmë kemi përforcuar stafet edhe në qendrat ekzistuese, por edhe në qendrat që janë hapur për sezonin turistik dhe janë rreth 170 mjekë, infermierë, punonjës dhe operatorë shërbimi, të dedikuar për të kryer këtë shërbim. Nga ana tjetër të gjithë spitalet tona rajonale janë të përforcuara dhe në gatishmëri.
Mirela Kumbaro: Nuk kemi vetëm një turizëm me natyrë të bukur, por kemi një turizëm të sigurt, të pastër dhe kjo është arsyeja pse task forca është e mobilizuar në të gjithë territorin. Është e rëndësishme që turistët të dinë se atje ku bëjnë plazhe, kanë gjithmonë një qendër, si kjo e Orikumit që ju shërben, me qëllim që të ofrojmë gjithë kushtet e sigurisë.
Qendra Shëndetësore në Orikum është një pikë referimi për sezonin turistik të zonës, pasi ofron shërbim 24 orë për më shumë se 11 mijë banorë, si dhe turistë të shumtë.
Shtohen pacientët te kardiologu në Lushnjë Mjekët: Më të shumtë moshat mbi 50 vjeç, por s’mungojnë as të rinjtë
Shërbimi i Urgjencës në Lushnje po përballet me në numër të shtuar të pacientëve me probleme të zemrës e veçanërisht të sëmurëve kronikë.
Mjekja kardiologe Emilina Shtembari thotë se shqetësimet kryesore lidhen me hipertensionin.
Përveç pacientëve të moshës mbi 50 vjeç, probleme me sëmundjet e zemrës ndeshen edhe te grupmoshat e reja dhe kjo për mjekët është shqetësuese.
Konsumimi i ujit dhe lëngjeve, apo mbrojtja nga rrezet e diellit janë disa nga këshillat e kardiologes gjatë këtyre ditëve përvëluese.
Specialistët rekomandojnë ndër të tjera që qytetarët të mos neglizhojnë asnjë simptomë sado të lehtë dhe t’i drejtohen mjekut për trajtim më të specializuar.