Rritet numri i fëmijëve anemik. Këtë lajm e bëjnë me dije vetë mjekët ekspertët e kësaj fushe. Sipas referimit të Mjekut Pediatër thuhet se 1 në 4 fëmijë nën 5 vjeç dhe 1 në 2 mbi 5 vjeç janë të prekur kryesisht nga anemia me mungesë hekuri.
Studime të realizuar nga ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik kanë zbuluar se anemia dhe mungesa e jodit, bëjnë që 11% e fëmijëve nën 5 vjeç janë me zhvillim të shkurtër. Ndaj edhe mjekët kërkojnë që prindërit të jenë të kujdesshëm për të kuptuar sinjalet që jep anemia.
Anemia nuk është një problem vetëm në Shqipëri, ndërsa të prekur prej saj janë edhe të rriturit. Sipas të dhënave zyrtare të OBSH në nivel global 40% e fëmijëve të moshës 6-59 muaj, 37% e grave shtatëzënë dhe 30% e personave nga 15-49 vjeç, vuajnë pasojat e anemisë.
“Kemi anemi të lindur, që është një lloj talasemie, që e shoqëron fëmijën gjatë gjithë jetës. Rastet kryesore janë anemitë që vijnë nga mungesa e hekurit. Konstatohet nga ne që në moshën 1-vjeç”, tha mjekja pediatre Sonila Brati.