Shendetesi

Rreziku i shtuar nga melanoma gjatë verës, kush rrezikon më shumë

Tani në periudhën e verës duhet të shqetësohemi akoma më shumë për kujdesin lidhur me lëkurën tonë dhe rrezikun për t’u prekur nga melanoma.

Kanceri i lëkurës mund të prekë këdo, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës apo mosha. Edhe pse ekspozimi në rrezet ultravioletë (UV) të diellit dhe makineritë për nxirje artificiale janë shkaku më i zakonshëm, historia familjare dhe faktorë të tjerë mund të rrisin gjithashtu mundësitë për shfaqjen e kancerit të lëkurës.

Kanceri i lëkurës, veçanërisht melanoma, mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk kapet herët. Ai ka prirje për t’u përhapur në pjesë të tjera të trupit, dhe nëse kapet në fazat e avancuara, do të ketë nevojë për kirurgji dhe imunoterapi. Sipas të dhënave, rezulton se edhe një djegie nga dielli në fëmijëri ose adoleshencë, mund të dyfishojë shanset për të zhvilluar melanomën gjatë jetës. Edhe pse ekspozimi UV është shkaku kryesor i kancerit të lëkurës, ai nuk është faktori i vetëm i rrezikut.

Kanceri i lëkurës mund të jetë diçka e trashëguar gjenetikisht dhe historia familjare mund t’ju ndihmojë të jeni më të kujdesshëm. Nëntipat e rralla të kancerit të lëkurës që prekin sytë, mukozën dhe pjesën e poshtme të duarve dhe këmbëve zakonisht nuk shkaktohen nga ekspozimi ndaj rrezeve UV.

Dermatologia Irena Savo tha se në shumicën e rasteve melanoma shfaqet si një nishan i ri në trup dhe është e vështirë për t’u dalluar, por ka disa shenja që duhet të na shtyjnë të drejtohmi drejt dermatologut.

“Melanoma në shumivcën e rasteve paraqitet shumë e ngjashme me një nishan, një person i cili nuk është mjek apo mjek dermatolog e ka të vështirë ta dallojë. E vështira ëhstë se melanoma shfaqet në forma nga më të ndryshmet, mund të jetë e ngjashme me një nishan kaf. Ka raste kur melanoma mund të jetë pa ngjyrë, kjo është një sfidë e vërtetë për mjekët dermatolog.

Ajo mund të ketë ngjyrë të kuqe, ngjyrën e lëkurës, shumë lehtë e dallueshme nga lëkura, ky është një rast shumë i vështirë për t’u diagnostifikuar. Format më të shpeshta ngjajnë me nishanet kafe. Kur është kafe e zbehtë është shumë e vëshirë për t’u dalluar.

Çdo individ duhet të ketë kujdes, të shikojë nëse vëren ndryshime të një nishani që ka ndryshime në simetri, që i ka kufijtë e parregullt, që ka ndryshime të ngjyrës, pra paraqet mbi dy ngjyra, diametri mbi 0.5 centimeter, 0.6 centimeter, duhet të jetë një element që duhet të ekzaminohet rregullisht.

Pika e fundit është evolucioni, ndryshimi në kohë, rritja në diametër, gjakosja apo dhimbja duhet të na shtyjë të drejtohemi te mjeku”,-tha dermatologia Irena Savo.

Exit mobile version