Aktualitet

Rriten regjistrimet në Shkollat profesionale, më shumë kërkesa sesa kemi kapacitetet e shkollës

Regjistrimet në shkollat profesionale të vendit kanë pësuar rritje këtë vit shkollor i cili starton më 11 Shtator. Drejtuasja e shkollës se mesme profesionale e Kamzës, Ornela Lala thotë se ka më shumë kërkesa se sa janë kapacitetet pritëse të shkollës.

“Në krahasim me vitet e tjera këtë vit ka një rritje të numrit të nxënësve që kërkojnë të regjistrohen kryesisht në degët më të kërkuara siç janë, Shërbime Mjetesh Transporti, Teknologji Informacioni, por ka rritje të numrit të nxënësve që kanë zgjedhur degën Bujqësi.”

Shkolla profesionale e Kamzës ofron 6 profile studimi, dhe sipas drejtores së shkollës, të gjitha profilet ofrojnë punësim të menjëhershëm.

Shkon në 70-80 % në total në gjithë nxënësit e shkollës tonë, por ka edhe nxënës në hoteleri-turizëm që janë pothuajse 100% të punësuar. Gjatë klasës së 12 nxënësit bëjnë praktikën profesionale në bizneset partnere që ka shkolla që janë në total 150 biznese.”

Sektori i turizmit për shkak të bumit të madh të turistëve, ka patur një këresë të shtuar për punonjës, duke bërë punësimin e të gjithë nxënësve që ndjekin profilin hoteleri.

“Gjatë verës kemi pasur kontakte të vazhdueshme me bizneset që kanë kërkuar staf nga ana jonë, por pjesa më e madhe mos them të gjithë kanë qenë të punësuar në jug, gjatë sezonit turistik dhe gjithë bizneset rreth Kamzës kanë pasur mangësi në staf për këtë arsye.”

Në shkollat profesioanle të vendit janë regjistruar për vitin shkollor 2023-2024 rreth 17 mijë nxënës.

Exit mobile version