Aktualitet

Rritet numri i pushuesve, në 3 muaj erdhën mbi 1 milionë persona në  Shqipëri

Turizmi e ka nisur vitin me “këmbë të mbarë” dhe shifrat po paralajmërojnë një sezon edhe më të mirë se ai i shkuari. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 3 muajt e parë të vitit, në vend hynë mbi 1 milionë të huaj nga rreth 670 mijë në po të njëjtin hark kohor të 2022-shit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se pjesa më e madhe e tyre erdhën nga vendet europiane, ndjekur nga Amerika dhe Azia Lindore. Spanja ka konfirmuar shifra më të larta duke nisur edhe turizmin e organizuar, teksa Italia ka një rritje të interesit për vizitorët individual. Edhe nga Polonia që është kryesore për turizmin e organizuar në vend ka një rritje të rezervimeve në raport me kontratat paraprake me garanci.Pjesa më e madhe tyre, mbi 993 mijë ka deklaruar se ka hyrë në Shqipëri për pushime ose për të vizituar të afërm. Hyrje në rritje ka pasur edhe nga të huajt që e përdorin Shqipërinë si vend trasit, ndjekur nga ata për qëllime biznesi, trajtime shëndetësore apo fetare. Nga ana tjetër, në rritje kanë rezultuar edhe daljet e shtetasve shqiptarë në harkun e muajve janar-mars. Nga të dhënat rezulton se drejt vendeve të rajonit, Europës apo në Amerikë janë larguar gati 1.4 milionë shqiptarë, shifër kjo e rritur me mbi 32 për qind në krahasim me një vit më parë. Mbi 1 milion turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë gjatë tre muajve të parë të vitit.Numrin e lartë të tyre e dëshmojnë rrugët e mbushura me shtetas të huaj në kryeqytet dhe bregdet. “Vijmë nga Shtetet e Bashkuara. Tirana është mahnitëse”– shprehet një turist amerikan.“Nuk dinim më parë për Tiranën. Vendosëm të bëjmë një udhëtim në Ballkan dhe thamë pse jo. Do të shohim dhe Shkodrën e Thethin“- thotë turistja spanjolle.“Transporti këtu është më i thjeshtë se në Spanjë. Këtu hipën në autobus dhe paguan kur ditësh të kërkon pagesën”.“Na pëlqejnë njerëzit këtu, ushqimi, natyra… çmimet janë shumë të lira krahasuar ne Evropën dhe Meksikën”- thotë turistja meksikane.

Exit mobile version