Aktualitet

Sejko: Edukimi financiarë, me rëndësi për të rinjtë.

Edukimi financiar duhet të nisë që në bankat e shkollës fillore, dhe nuk duhet të ndalojë në asnjë moment pasi tregu financiar po ndryshon nga viti në vit. Në një takim të organizuar pranë Bankës së Shqipërisë me 60 gjimnazistë nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani me fokus menaxhimin e financave, kursimin dhe mënyrën e shpenzimeve, Guvernatori Gent Sejko këshillon të rinjtë të informohen më shumë mbi digjitalizimin.

Sejko tha se vendi ka bërë progres në përdorimin e shërbimeve bankare pasi tashmë 70% kanë një llogari bankare.

“Falës punës edukative, por edhe si pasojë e ofertave që bëjnë bankat e nivelit të dytë dhe punës së tyre, përfshirja financiare, numri i popullatës me llogari bankare, me transaksione bankare është mbi 70% në krahasim me 30% dhe 60% që ishte 6 apo 7 vjet më parë.”

Ndërsa ministrja për rininë Bora Muzhaqi, tha se edukimin financiar po punohet ta shtrijnë në të gjithë vendin dhe jo vetëm në tre qarqe.

“Fokusi në fakt ka qenë një pilotim i një programi që ne duam të bëjmë në nivel kombëtar. Duke qenë se edukimi financiar është një komponent shumë i rëndësishëm, jo vetëm për periudhën që ju jeni në shkollë, por edhe për periudhën pasi të përfundoni studimet dhe kur të shkoni në jetë, ne menduam që mënyra më e mirë se si t’jua mësojmë këto aftësi, do të ishte sigurisht në shkollë.”

Për të rritur edukimin financiar Banka e Shqipërisë ka miratuar strategjinë 2024-2026, ku synohet që edukimi të nisë që në 9-vjeçare me orë mësimore për kursimin, të vijohet me një tekst të ri për gjimnazet mbi financat personale dhe me leksione në universitete për bankat, financat dhe ekonominë.

Exit mobile version