Aktualitet

Sektori i turizmit në krizë për punonjës

Sezoni turistik tashmë  ka nisur. Pushuesit e parë  dhe të  apasionuarit e bregdetit kanë  nisur ta frekuentojnë  atë . Pushuesit e parë kanë nisur ta frekuentojnë bregdetin e Durrësit Vlorë s, e Sarandë s. Teksa  operatorët turistik po merren me përgatitjet e fundit më  pas pë r të  ristartuar, problem për ta mbetet sigurimi i forcës punëtore.Serdar Guven ka lënë Turqinë duke punuar në një nga resortet e Durrësit. Dhe ë shtë  shumë  I kë naqur me punë n dhe pë rkushtimin që  ka pë r profesionin e tij. Serdar Guven, kuzhinier në  një  prenoncim pë r tv Klan thotë  se: Vijmë këtu për një turizëm më të mirë dhe sjellim edhe kolegët. Këtu ndjehemi shumë mirë. E duam punën që bëjmë dhe jemi të kënaqur me kushtet dhe pagën. Operatorët turistikë shprehen se për plotësimin e nevoja me punëtorë sezonale janë lidhur me agjenci të ndryshme punësimi, duke kërkuar jashtë Shqipërisë madje deri edhe në Filipine.

Blerim Norja, operator turistik: Stafin e marrim nga vende të ndryshme të botës nga Filipinet, Turqia, vendet e Rajonit, Maqedonia.

Fatos Çerenishti, operator turistik: Kemi marrë masa ku 80 % të stafit e kemi vendas dhe 20 % të huaj kryesisht turq dhe mendojmë ta zgjerojmë.

Rekrutimi i punonjësve të huaj ka një kosto më të lartë për biznesin.

Blerim Norja, operator turistik: Për një punonjës të huaj mund të paguash shtesë deri në 1 mijë euro.

Fatos Çerenishti, operator turistik: Kanë kosto për fjetjen, ushqimin, dokumentacionin, biletat.

Shkak për mungesën e burimeve njerëzore, sipas operatorëve turistik është bërë shtimi i strukturave turistike por edhe mos kualifikimi i forcës punëtore në sektorin e turizmit.

Exit mobile version