Aktualitet

Sërish dhunë minorenesh, këtë herë në Bathore.

Pas sherrit të grupit të vajzave minorene të shkollës 9-vjeçare “Kongresi Manastirit” në Tiranë, dhuna zbret dhe në shkollën e Bathores. Ndryshe nga vajzat e qendrës që ishin grup, këtë herë në video janë parë vetëm dy vajza duke u zënë me njëra-tjetrën. Sherri i vajzave në shkollën e periferisë është bërë publike nga një video e postuar në rrjetet sociale,  në të cilën shihet se si dy vajza të cilat sipas mediave mesojnë në klasën e gjashtë të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore po rrihen me njëra-tjetrën. Teksa ato kapen për flokësh, bashkëmoshtarët e tyre kanë “shijuar” pamjen dhe kanë nxituar për të kapur videon të cilën më pas në rrjetet sociale e kanë shpërndarë me një këngë të reperit shqiptar ku flet për “shuplaka”, “plumba”dhe “sherre”. Më pas kanë qenë dy djem, ata të cilët kanë vrapuar për të ndarë vajzat, të cilat siç shihet dhe nga video paskan pasur “inate” të mëdha me njëra-tjetrën dhe “s’po i zgjidhnin dot”. Fenomene dhune te tilla sa vijne e po behen me te shumta neper te gjithe shkollat e vendit. Përleshja fizike ndërmjet disa vajzave të mitura të shkollës 9-vjeçare ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë, pamjet e rënda cilat u bënë menjëherë virale, ngrenë shqetësimin për dështimin e hallkave për edukimin e brezave të rinj. Arjana Muça, sociologe për Report Tv u shpreh se ne si shoqëri na serviret kudo një model i dhunës ku agresiviteti është një nga tiparet kryesore e që më pas përplasemi me agresivitetin verbal e fizik të në jetën e përditshme. Sipas Muçës, reagimi i shkollës ‘Kongresi i Manastirit’, të cilët theksuan se ngjarja nuk kishte ndodhur brenda ambienteve të shkollës, tregon se nuk funksionon shkolla si qendre komunitare, megjithëse në letër janë të tilla. Për sociologen, vajzat e mitura të cilat u përleshën fizikisht, nuk vijnë nga familje që kanë probleme sociale, por janë fëmijët të cilët duan vëmendje. ‘Modelet që ne serverin si shoqëri janë modelet e dhunës ku agresiviteti është një nga karakteristik ku ne i shohim në rrugë në shkolla, në media. Përplasemi me një agresivitetet verbal qoftë edhe fizik i jetës së përditshme mos harrojmë se ne që i themi agresiviteti verbal, instinktin e kemi brenda nesh. Problemi është si të menaxhojmë agresivitetin dhe nëse kemi modele që e reduktojnë agresivitetin nuk do të kishim këto pamje, modelet që na serviren janë modele që e shtojnë instinktin e  agresivitetin. Janë të patolerueshme. Pasi shkolla e quajti edhe jashtë mureve të së saj. Shkollat janë qendra komunitete dhe duhet të shërbejnë si të tilla. Ti jepet mësuesit ai autoriteti i munguar. Në shumicën e rasteve nuk vijnë nga familje që vijnë janë probleme sociale, por janë fëmijë që duan të tërheqin vëmendjen, dhe kjo është një nga format që ata ushtrojnë mbi shokët dhe shoqet e tyre.‘ – tha Muça. Drejtuesit e shkollës ‘Kongresi i Manastirit’ kanë reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mes disa

Exit mobile version