Më shumë se 50 mijë pushues dhe turistë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura në të gjithë vendin përgjatë këtij sezoni turistik. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ka ndarë shifrat. Më shumë se 50 mijë pushues dhe turistë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura në të gjithë vendin përgjatë këtij sezoni turistik. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ka ndarë shifrat, ndërsa shkruan se 97% e pushuesve nuk janë transferuar drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur pranë vendpushimit. “Punë fantastike e mjekëve dhe infermierëve të 30 qendrave shëndetësore verore dhe ekipit të Urgjencës Kombëtare për shërbimin në kohë dhe me cilësi duke përballuar më së miri fluksin e jashtëzakonshëm të këtij sezoni turistik”- shkruan Manastirliu.
Në të gjithë vendi janë hapur prej 15 qershorit, 30 qendra shëndetësore verore, ku ofrohet shërbim pa ndërprerje, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi emergjencave shëndetësore gjatë sezonit turistik.
Gjithashtu, në të gjithë vijën bregdetare por edhe në atë malore, janë 18 postacione të autoambulancave, që janë vendosur gjatë sezonit turistik, në mënyrë që të ofrohet shërbim sa më i shpejtë për pushuesit dhe turistët.