Shërbimi stomatologjik privat në Shqipëri është i lirë për të huajt, por i shtrenjtë për shqiptarët. Në një intervistë për Euroneës Albania, pedagogia e Stomatologjisë Belisa Pilafi Kaleci , shprehet se shërbimi dentar ka kosto të cilat variojnë nga materiali, vendndodhja e klinikës dhe mjeku.
“Sa i përket kostos së shërbimeve zhvillimi që ka marrë kohët e fundit turizmi dentar na tregon që shifrat janë relativisht të ulëta me vendet e rajonit. Kur mendojmë familjet me të ardhura mesatare shqiptare, është shërbim relativisht i kushtueshëm. Nëse i referohemi tregut për një mbushje të thjeshtë çmimet variojnë nga 2500 lekë në 3000 lekë”,-tha Belisa Pilafi Kaleci
Por pedagogia sqaron se shërbimi dentar privat apo publik është zgjedhje, por ajo çfarë duhet të bëjnë qytetarët është parandalimi.
“Pjesa më e madhe e sëmundjeve që prekin kavitetin oral, ose gojën, ose shëndetin oral dhëmbët, janë lehtësisht të parandalueshme me masa të thjeshta dhe sipas shifrave që publikon OBSH-ja, popullata shqiptare është në gjendje që të marrë kitin bazë për mirëmbajtjen e shëndetit oral”,-tha Belisa Pilafi Kaleci.
Problem më i madh i shëndetit oral në Shqipëri është dëmtimi i dhëmbëve që në fëmijëri.
Raporti global i publikuar nga organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 2022, bën me dije se 50% e popullatës ka problem me shëndetin oral.