Aktualitet

Sherbimi urban në Tiranë, kontrollori grushton pasagjerin në autobus.

Grushta në urban. Pervec aksidenteve te shpeshta që ndodhin thuajse cdo dite ne Tirane, kohet e fundit kane nisur probleme dhe me menaxheret e specialistet e firmave qe disponojne linjat urbane. Gjithesecilit prej nesh që përdorim sherbimin urban na ka rastisur që të shikojmë mënyrën e komunikimit të kontrollorëve në urbanë. Zakonisht kontrollorët janë meshkuj në mosha të reja por ka dhe burra në moshë. Ka nga ata që janë shumë të komunikuar për punën që bëjnë, por ka dhe shumë arrogant që ju mungon komunikimi I duhur. “Jam kontrolli ju lutem biletat në dorë” është parulla më e shpeshtë që e dëgjon pothuajse nga shumica kryesore e kontrollorëve në urbane. Po ka dhe nga ata që ju mungon komunikimi I duhur me pasagjerët. Një ndër to është dhe B.S 38 vjec nga Tirana. Ky I fundit u konfliktua për motive të dobëta dhe ka kaluar deri në sherr dhe goditje me grushta shtetasin E.K pasagjer në urbanin që kontrollohej nga ky I fundit. Në njoftimin zyrtarë të policisë së shtetit thuhet se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë kontrollor në një linjë autobusi, pasi në rrugën “Teodor Keko”, në autobusin e linjës, është konfliktuar për motive të dobëta dhe ka goditur me grusht, shtetasin E. K” njofton policia.Edhe pse janë marrë një sërë masash për ndërgjegjësimin e pasagjerëve dhe të drejtuesve të automjeteve serish problematikat skanë të sosur. Vetëm sot në tiranë janë shkaktuar dy aksidentë shumë të rënda ku njëri prej tyre ishte shkaktar një urban.

Exit mobile version