Ekonomi

Shifra rekord ne Turizem! Operatoret Turistike: Ne vitin 2023 pritet te vijne grupe turistesh.

  

Viti 2022 solli rekord turistësh të huaj dhe operatorët turistikë janë optimistë edhe për vitin 2023. Këtë vit sipas operatoreve do të presim një larmi vizitorësh të tjerë të huaj, por, perveç spanjollëve që thuajse u katërfishuan vitin e kaluar.  Ekspertja e Turizmit Flora Xhamani Baba ne nje dalje per shtyp thekson se : “7.5 milionë është një shifër e kënaqshme, pavarësisht se Presim më shumë turistë spanjollë, nga Britania, Holanda, lindja e mesme e Kina, veçanërisht këto të fundit për turizëm kulturor për ta bërë turizëm gjithëvjetor. Faktorët kryesorë që do ndikojnë në ardhjen e tyre lidhen si me shtimin e linjave low cost, dhe për spanjollët që pritet të vijnë më shumë për shkak edhe të ardhjes së një brandi spanjoll në rrjetin e hotelerisë në vend.” Edhe këtë vit sipas operatorëve pritet një turizëm i organizuar ndërsa synojnë turistët elitar që shpenzojnë më shumë. Për ta duhet më shumë punë si në drejtim të infrastrukturës, ashtu edhe në promovim duke vënë theksin te panairet e turizmit. “Vitin e kaluar humbëm turistë si nordikët, zviceranët pasi tentuan disa herë të vinin në vend, vazhdoni të kërkonin dhe të mos gjenin infrastrukturën turistike dhe mjedisin që ata janë mësuar të gjejnë në vendet ku kanë pushuar. A mund të bëjmë më mirë? Sigurisht. Një mënyrë janë panairet që në fakt tashmë nuk po bëhen më të tilla dhe kjo është domosdoshmëri.”- u shpreh Flora Xhamani Baba. Pesha e turizmit në ekonomi po rritet gjithnjë e më shumë. Përgjatë 9-mujorit të vitit të kaluar  prurjet e turistëve të huaj sipas Bankës së Shqipërisë arritën në  2.2 miliardë euro.

Exit mobile version