Mbështetjen e fermerëve të formalizuar me subvencione direkte në llogarinë e tyre, pas marrjes së faturës së fiskalizuar. Kjo është një ndër kërkesat kyesore të bëra sot nga Shoqata e Kultivuesve, Përpunuesve të Bimëve Aromatike Mjekësore Shqiptare. “Mirëmëngjes dhe mire se keni ardhur në këtë konferencë për shtyp e cila I dedikohet fermerit dhe prodhimit vendas, atyre që janë edhe emblema e made in Albania. Dhe për më tepër në një periudhë kaq të ngarkuar, ku do donim të ishte ngarkesë festive, por ja që nuk është e tillë por e mbuluar me politike duke harruar prodhimin.Jam këtu përpara jush, në emër të Shoqatës Shqiptare të Bimëve , Esencave dhe Kultivuesëve të Bimëve Aromatike Mjekesore (EPCA) t’i bëj thirrje Ministrise së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, nga ku ne jemi nomeklature e kësaj ministrie, të bëhen mbeshtetje dhe zëdhëns të agrobiznesit pranë qeveris Shqiptare duke I kthyer sytë dhe vemendjen reale për këtë industri 100% eksportuese sa nuk është vonë.” kështu u shpreh në konferencën për shtyp Xhavit Hysenaj kryetari I Shoqatës së Kultivuesve Përpunuesve të Bimëve Aromatike Mjeksore Shqiptare. Jo vetëm kaq por ai cilësoi se ministrat përkatës nuk duhet të punojne vetëm për shoë apo për rrjetet sociale dhe për ti mbushur mendjen kryeministrit se po punojnë, por sipas tij duhet të bejnë punë konkrete reale te prekeshme për fermeret prodhues, per ata qe dielli I mengjesit I zen ne fushat me te mbjellat e tyre .Ai shtoi se fermat nuk prodhojnë online, ato nuk ngopen me rrjetet sociale. Prodhimet bujqësore në fushë nuk rriten në facebook, as në Instagram. Kryetari Hysenaj kërkon me këmbëngulje vemendjen e këtij target grupi të indrustrisë pasi është një ndër targetet më të rëndësishme. Por çfarë po ndodh me fermerët e vërtetë, ku vetëm në industrinë tonë mbahen 4,000 familje. Ku aktualisht fermeri punon, prodhon, administron dhe tregton në mënyrën ligjore dhe mbështetjen e ka zero sot!
Ky fermer me NIPT që punon me fatura fiskale pikërisht ky fermer bëhet viktimë e abuzuesve, atyre që për fat të keq kanë kopsitur letrat mbase edhe falso me certifikata pronësie, me kontrata noteriale, miqësi, ryshfete e pehlivanllëqe futin paratë në xhep. Kjo është e pa drejtë dhe nuk duhet lejuar.
Do të gjeni investimet e BE dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku kolonat 20 cm x 20 cm realisht janë të katërfishuara në letra, do të gjeni një mospërputhje shumë të madhe me situatën në terren dhe atë në letra.
Do të gjeni aty fermerët e formalizuar me NIPTE , te cilët kanë dorëzuar prodhimet e tyre bujqësore me faturën e fiskalizuar, duke qarkulluar paratë e prodhimeve të tyre me banke të cilët nuk janë mbështetur me asnjë subvencion, nga ana tjetër do te gjeni fermer të cilët kurrë nuk kanë dorëzuar prodhimet e tyre me faturë të fiskalizuar , por kanë marrë subvencione nga shteti shqiptar thjesht se janë bërë reklamat në mediat sociale nga ata që i kanë qelbur kulltuqet e tyre me marrje parash dhe servilosje ndaj ministrave njeri pas tjetrit. Të gjitha këto janë tejet të lehta për t’u verifikuar.
Është fakt se qeveria dhe BE ka dhënë shumë më shumë para se në vitet 2014-2015-2016 -17 por çfarë ka ndodhur, fondet janë rritur, ndërsa fermerët e legalizuar janë varfëruar. Fondet rriten ndërkohë fermerët realë, ata që punojnë realisht tokën shikojnë gjithmonë e më pak lekë. Pse? Sepse rriten fondet rritet dhe korrupsioni”.
Për të rikthyer eksportet e bimëve medicinale dhe aromantike në vlerat e 78 milionë USD në vit të arritura në vitin 1998, shoqata Shoqata e Kultivuesve Përpunuesve të Bimëve Aromatike Mjekësore Shqiptare propozon dhënien e subvencioneve direkte për fermerët e formalizuar dhe auditim të kompanive që kanë përfituar fondet mbështetëse në sektorin e bujqësisë . “Së pari subvencionet, cilatdoqofshin ato, të kalohen direkt në llogarinë e fermerëve, sapo ata të marrin faturen fiskale të dorzimit te produktit bujqesor te tyre në fabrikat e perpunimit.Kjo rrugë shmang abuzimin, shkon shperblimi tek fermeri por edhe formalizon industrinë përpunuese të agro-biznesit. Me realizimin e kësaj, zgjidhet kjo situatë. Kërkon vetëm vullnet dhe aspak buxhet të shtuar nga ana e qeverisë por manaxhim te mire te ketij buxheti Së dyti: Një auditim për të gjitha ato kompani të cilat kanë qenë përfituese të programeve të ndryshme të subvencionimit te kontrollohen nga tatimet. Në rast se ato nuk kanë rrezultuar transparente dhe efektive te merren masa konkrete dhe te mos mbështeten më. Ndërsa ato që kanë kthyer investimin, të vlerësohen e mbeshteten se bashku me fermeret paralel. Kjo do të rriste konkurencën e ndershme dhe do ti vinte fre korrupsionit” theksoi ai.