Natyra e virgjer Shqiptare thuhet se eshte nje nder shkaqet kryesore qe terheq shume turistet e huaj per te bere udhetime ne shqiperi. Nderkaq thuhet se Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë në vendin e tretë për rritjen e turizmit. Ndërsa në vendin e parë është kryesuese Katari dhe Arabia Saudite të cilat kanë patur evenimente ndërkombëtare te shumta. Vendi ynë ka lënë pas disa prej vendeve të rajonit si Serbia, Bullgari e Bosnje-Hercegonia, por edhe vende më shumë ndikim ne sektorin e turizmit si Turqia. Shqipëria ka pasur një trend në rritje gjatë vitit 2023 dhe sipas Unionit Turistik pritet që këtë vit turizmi të ketë një rritje prej 30% në krahasim me vitin 2022, i cili është kurorëzuar si viti më i suksesshëm i turizmit në vend, me mbi 7.5 milionë vizitorë. Një nga treguesit për rritjen e turizmit në vendin tonë janë kontratat e lidhura nga turizmi i organizuar. Këto kontrata janë të lidhura kryesisht me shtetet e Bashkimit Europian. Sinjali i parë për rritjen e numrit të turistëve të huaj u dha në Janar të këtij viti, ku INSTAT raportoi një rritje me 94% në krahasim me Janarin e 2022.