Ksamili, në Shqipëri, është kthyer në një destinacion të preferuar, për ata që kërkojnë pushime përrallore, pa udhëtuar gjatë.
Turistët britanikë, që kërkojnë një vend idilik në Maldive, por nuk duan të bëjnë fluturime të gjata, nuk duhet të shikojnë më larg se Shqipëria.
Fshati pak i njohur i Ksamilit, njihet tashmë si “Maldivet e Europës”.
Liqeni i Butrintit dhe ishulli i Korfuzit në sfond
Njerëzit, që kërkojnë ujëra të pastër kristal dhe rërë të bardhë, mund të mbërrijnë në vendpushim pas një fluturimi të shkurtër tre-orësh.
Fshati është quajtur një “parajsë” në të kaluarën dhe ndodhet shumë pranë ishullit grek të Korfuzit, të cilin njerëzit mund ta shohin nga bregu.
Vizitorët e mundshëm, mund të zgjedhin nga dhjetëra hotele të vogla, apartamente dhe bujtina për të qëndruar, me shumë plazhe mahnitëse pranë.
Plazhi më i njohur i arkipelagut, është plazhi i Ksamilit, i cili ka ujëra të thellë blu, rrethuar nga pemë dhe shkurre të gjelbëruara.
Aktivitetet e njohura në plazhe përfshijnë snorkeling, not dhe relaksim.
Guidat turistike, e kanë cilësuar plazhin e Ksamilit si “thjesht plazhin më të bukur në Shqipëri”.
Ata, që nuk janë të interesuar për pushime në plazh, mund të shijojnë veçoritë e tjera të arkipelagut, duke përfshirë një lagunë kripe në liqenin e Butrintit, shpellën e Kreshmoit dhe qytetin e Gjirokastrës, vend i Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s.
Shpella e Kreshmoit
Vizitorët kanë dhënë komente pozitive për Ksamilin; dhjetëra njerëz i kanë dhënë fshatit pesë yje në platformën TripAdvisor.
Një turist vuri në dukje se, plazhi të bën të “ndihesh si mbret, edhe nëse nuk je”.
Komente të tjera shkruajnë: “Vend i mrekullueshëm, ushqimi është i mrekullueshëm, njerëzit janë të sjellshëm dhe deti është i pastër.”
“Është bukur të paguash çmime të drejta për shezlong, nga 5 deri në 10 € për gjithë ditën.”
“Shkoni herët në plazh, përndryshe vështirë se mund të gjesh një vend.”
Një tjetër vizitor i kënaqur tha: “Plazhi ishte plot jetë dhe muzikë. Uji ishte shumë i pastër. Familjet po laheshin në det.” / Express