Aktualitet

Shqiptarët ndihmë falas për azil në Britani, avokati shpjegon si mund ta kërkojnë

Avokati Naim Hasani ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania ku foli në lidhje me mundësitë e emigrantëve shqiptarë për të përfituar azil në Britaninë e Madhe. Avokati tha se të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në procedura për azil, mund të përfitojnë avokat falas nga shteti britanik nëse plotësojnë kriteret që ofron sesioni 95 i ligjit për emigracionin. “Qeveria britanike, ka vendosur falas një numër të madh avokatësh, që merren me çështjet e emigracionit dhe të drejtën publike të rishikimikimit gjyqësor të vendimeve të Ministrisë së Brendshme, në ndihmë të emigrantëve. Ndihma falas është për të çuar kërkesën në gjykatë deri në marrjen e vendimit përfundimtar të gjykatave. Nuk kanë nevojë të paguajnë nëse plotësojnë të gjitha kriteret, që do të thotë që nuk kanë asnjë të ardhur dhe janë strehuar në banesat e vendosura nga Ministria e Brendshme dhe që kanë ndihma nga seksioni 95 i ligjit për emigracionin dhe azilin. Ata duhet ta kenë falas dhe mund të ndjekin procedurat për azil dhe nga kjo mund të përfitojnë një numër i madh i shtetasve shqiptarë. Është e padrejtë mendimi se avokatët privatë do bëjnë namin, i ftoj qytetarët shqiptarë që ta marrin këtë mundësi që i ofron shteti britanik, pasi është një mundësi që ata nuk mund ta kishin ëndërruar ndonjëherë”, tha avokati.

Exit mobile version