Lëkundjet e vogla tundin Shqipërinë e pambrojtur. Tërmeti pardjeshem është ndjerë me qendër në Elbasan dhe më pas në Tiranë. Në mendjen e gjithësecilit prej nesh vërtitet pyetja. A duhet bëjmë sigurim e shtëpisë nga tërmeti? Ndërsa për ata që morën përvoje nga tërmetet e vitit 2019 preceptimi është ndryshe. Sipas tyre, të sigurohesh është një veprim racional, një veprim që dëshmon për largpamësi, për moslënie të fateve të jetës në duart e fatkeqësive natyrore dhe ngjarjeve madhore. Ndonëse, pra është një përpjekje e rëndësishme e siguruesit tentativë për të “trokitur” në arsyen e gjithkujt që ka një pronë për të siguruar, gjasat janë që nisma të tilla të mos njohin sukses. Janë vetë statistikat e AMF që dëshmojnë ecurinë e tregut të sigurimeve,por jane ato që tregojnë se tërmeti nuk i mësoj shqiptarët në të vërtete. Por, a mund të presim shtetin që të na përgjigjet në qoftë se do na ndodhë tërmeti? Por, që të menaxhojmë pritjen e gjatë sa të na vijë rradha dhe në qoftë se shteti do arrijë t’i gjej aq fonde sa do ti duhen, do të mund të presim apo kemi zgjedhur të sigurohemi vullnetarisht vetë, e të përzgjedhim një kompani sigurimesh e në këtë rast pse jo në Albsig?. “Në tërmetin e nentorit te 2019, inspektimi i pallatit ku unë banoj u bë pas 8 muajve. Ne ishim në punë sepse inspektoret kane qene paradite dhe vleresimi eshte bere me hipoteze dhe demshperblimin e mora pas shume peripecive, kam pritur me shume se nje vit duke plotesuar dokumenta ne bashki”, tregon per Germo.al Mehmet Myrtezaj njeri prej banoreve përballë Shkollës së Bashkuar në Tiranë. Banori shton se është mahnitur nga përvoja e disa familjarëve që e kane pasur shtëpine e siguruar me bankë. Për faktin se ata janë kontaktuar menjëherë nga Shoqërite e Sigurimeve. Dhe duhet të ngrihet zeri sa me shume për punën e palodhur te inxhiniereve te tregut te sigurimeve te cilet qe te nesermen e termetit te nentorit kane trokitur ne dyert e familjeve te siguruara. “
Une jam e siguruar per efekt kredie ne banke. Pata fatin e mire qe isha ne nje marredhenie te tille. Fatmiresisht une nuk kam shume demtime, por ato pak sa kisha jam kompesuar menjehere nga shoqeria e Sigurimeve Albsig. Gabimi qe bejme edhe ne si familje te reja por edhe banka eshte sepse duhet te sqarohemi qe ne fillim per menyren e sigurimit. Duhet ta sigurojme vleren totale te shtepise jo vleren e kredise”, tregon Albana Hoxha banore e qytetit te Durresit. Kjo e fundit tregon se inxhinieret e Albsig i ofruan dy alternativa: tja riparonin shtëpinë ose të ia jepnin paratë e ta riparoja vetë. Pasi u keshillua edhe me eksperte te fushes zgjodhi opsionin e dyte qe kompania e sigurimit te kompesoj demin per shtëpinë dhe ajo te mund ta kthej ate në gjëndjen e mëparshme brenda një periudhe te konsiderueshme.
Siguroni pasuritë me vlerën e tyre reale që të garantoni qetësinë financiare dhe të shmangni surprizat e pakëndshme për familjen dhe jetën tuaj! Albsig është leader në tregun shqiptar të sigurimeve për trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim duke ofruar cilësi, shpejtësi dhe standarte të larta. Albsig ka trajtuar dhe paguar dëmet e shkaktuara nga ngjarjet e tërmetit të vitit 2019 brenda vitit 2020.Sipas AMF, në vitin 2021 Albsig ka paguar 873,114 000 lekë dëmshpërblim, 14.41% të të gjitha dëmeve në tregun e sigurimeve. Kërkesat për dëmshpërblim janë paguar në më pak se gjysmën e periudhës ligjore, me marrëveshje, pa kontestime nga kërkuesit. Albsig vazhdon të jetë shoqëria me numrin më të vogël të dëmeve pezull në tregun e sigurimeve për vitin 2021 duke i ulur me 46% këto dëme krahasuar me vitin 2020. Për të gjithë praktikat e dëmeve të trajtuara në vitin 2021 nuk ka asnjë ankesë në AMF dhe vetëm 4 çështje gjyqësore. Stafeta e percjellur ne cdo vit eshte bere tradita me e keqe e të mossiguruarit te prones e cila vazhdon të jetë e fortë ndër breza per shqiptarët. Mungesa e theksuar e kultures se sigurimit mbetet në nivele të dobëta, ndërkohë që kompanitë e sigurimeve duhet të bëjnë akoma më shumë për të edukuar dhe ngulitjen në medjen e klientëve potenciale mendimin dhe idenë se të sigurohesh është investimi më i mirë që mund të bësh per sigurimin e prones qe disponon. Por, për nje pjese te qytetarëve mossigurimi vjen jo nga mungesa e ndërgjegjësimit se sa nga kostot e larta që kanë familjet shqiptare. Qëllimi i Shoqerive te Sigurimeve është ndërgjegjësimi i qytetarëve shqiptarë mbi nevojën për sigurim në raste katastrofash si dhe ofrimi i shërbimit me kosto të përballueshme dhe cilësi europiane. Iniciativa e shumta te ndërmarra nga Shoqerite e Sigurimeve jane tejet te rëndësishme duke pasur parasysh që Shqipëria është e ekspozuar ndaj problemeve sizmike, ndërkohë që mbulimi në sigurim i rreziqeve natyrore të banesave dhe bizneseve është shumë i vogël. Vetëm 1-2 banesa nga 100 janë aktualisht të siguruara privatisht për katastrofat.