Rritet jetegjatesia e shqiptareve. Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54 vite, ndërsa që nga ajo kohë jetëgjatësia është rritur me me 23 vjet për të arritur në 77 vjet në vitin 2020. Në një plan krahasues, vendi ynë është i 50-ti në renditje botërore me 200 shtete, ndërsa lista kryesohet nga Hong Kongu, Makao e Japonia, me mesatare 85 vjec dhe mbyllet nga Çadi dhe Nigeria me nivelin 53 vjec. Ajo çka bie ne sy ne evolucionin global te cilesise se jetes në 70 vjet, faktor ky që ndikon edhe në jetegjatësi është tabela e vendeve të G7-ës. Nëse Japonia është ngjitur nga vendi i 45-të në vendin e tretë që nga viti 1950, në të njëjtën periudhë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbritur në vendin e 53-të nga vendi i trembëdhjetë.Në SHBA jetëgjatësia është rritur me 11 vjet në këtë etapë kohore, ndërsa në Japoni me 23 vjet.