Aktualitet

Aksidentet rrugore në rritje| 3 muajt e parë të 2024, 43,3% më shumë se në 2023

Shtohet numri I aksidenteve në mbarë vendin. Këtë lajm e bëjnë me dije shifrat e publikuara nga INSTAT. Sipas statistikave INSTAT  së fundmi të dhënat  në lidhje me aksidentet rrugore gjatë tremujorit të parë të këtij viti shikohet një rritje shumë e konsiderueshmë e ngjarjeve. Konkretisht në buletinin statistikorë të INSTAT raportohet se gjatë periudhës janar-mars 2024 kanë vdekur 107 persona, nga të cilët 52 kanë qenë femra dhe 95 meshkuj. Një e dhënë interesante e raportuar nga INSTAT ka të bëjë me ditët dhe orët kur ndodhin pjesa më e madhe e aksidenteve në rrugët e Shqipërisë,.

Statistikat e publikuara nga INSTAT, tregojnë fare qartazi jo vetëm ditën, jo të favorshme për drejtuesit e automjeteve por edhe orën e tillë. Jo vetëm kaq po mësohet se gjatë të enjtes dhe të shtunës ndodhin më shumë se 37% e totalit të aksidenteve, raporton vizionplus.tv. Sa i përket orës, INSTAT rendit dy fasha oraresh kur rreziku është më i madh. Fasha më e rrezikshme kohore është ajo mes 14:00 dhe 17:00, ndërkohë që fasha tjetër po aq problematike është 19:00-24:00.

Aksidentet rrugore vijojnë të përgjakin rrugët e vendit. Nga viti në vit numri  i tyre vjen në rritje.

Sipas të dhënave të publikuar nga INSTAT, në 3 muajt e parë të vitit 2024 janë regjistruar 337 aksidente rrugorë, nga 263 që kanë ndodhur për të njëtën peirudhë të vitit 2023, duke shënuar kështu një rritje me 43,3% të aksidenteve vetëm për këtë tre mujor.

107 aksidente me 147 persona të lënduar, disa me pasojë vdekjen, kanë ndodhur vetëm në muajin mars.

Ekspertët e statistikave bëjnë me dije se përgjatë tremujorit të parë të 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 9 për 100 aksidente, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte 17,5 për 100 aksidente rrugore.

Drejtuesit e mjetit janë shkaktarë të aksidentit në 87,9 % të rasteve, sa i takon grupmoshës, shumica janë 25-34 vjeç.

Aksidente kanë ndodhur në të gjitha rrugët e Shqipërisë, duke përjashtuar qarkun e Dibrës, i cili është i vetmi që përgjatë marsit nuk ka ndodhur asnjë aksident, ndërsa kryson Tirana dhe Lezha me numrin më të lartë të aksidenteve.

Ajo çfarë ekspertët kanë nxjerr në pah është se mesdita është periudha në të cilën janë regjistruar shumica e aksidenteve.

Në të dyja këto fasha ndodhin më shumë se gjysma e totalit të aksidenteve gjatë ditës.

Exit mobile version