Plot 710 ankesa u dorëzuan pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë gjatë vitit 2023, për prokurorët dhe gjyqtarët. Pjesa më e madhe prej tyre janë bërë nga qytatarë dhe një numër më i vogël nga institucione të ndryshme.
Të dhënat zyrtare të ILD-së tregojnë se numri më i lartë i ankesave u dorëzua në zyrat e saj në Dhjetor, ku u regjistruan 100 denoncime nga qytetarë të ndryshëm për shkelje të pretenduara nga aktorë të sistemit të drejtësisë.
Inspektori i Lartë i Drejtëisë pranon se qytetarët kanë rolin kryesor në kontrollin e sistemit të drejtësisë dhe denocnimet e bëra prej tyre janë burimi kryesor edhe i hetimeve disiplinore të nisura.
Që prej vitit 2020, ILD ka hetuar 106 magjistratë dhe për 33 prej tyre ka dorëzuar kërkesa për procedim disiplinor për prokurorët dhe gjyqtarët pranë Këshillave duke kërkuar shkarkim apo dënime të tjera alternative.
Në 28 raste kur është kërkuar në KLGJ dhe KLP procedim disiplonor, hetimi ka nisur pikërisht nga denoncimet e qytetarëve.
Aktualisht ILD ka 849 ankesa në proces trajtimi dhe për 229 është duke u kryer verifikime më të thelluara.