Aktualitet

Si është situata me kequshqyerjen e fëmijëve në Shqipëri. Hyska: Problem kryesorë mbetet mbipesha

Edhe tek fëmijët kequshqyerja është kthyer në problem shumë të mnadh. MAdje jo vetëm kaq por kequshqyerja e fëmijëve vijon të jetë në sfidë globale. Shumë shtete kanë probleme me nën ushqyerjen. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se në vitin 2022, 45 milion fëmijë vuajtën nga uria akute. Shqipëria duket se ka bërë hapa para sa i takon fenomenit të nënushqyerjes, e cila vërehet tek gjatësia dhe dobësia e fëmijëve në raport me moshën.

 “Shkurtësisë për moshë nga 19 në 11% ky është një tregues shumë përmirësues, nëse i referohemi dobësisë për moshë është një tregues shumë i përmirësuar nga 9% në 2%, ky trend është edhe në raportet e fundit për vitin 2023, dhe në nivel botëror”,-tha specialistja e ISHP, Jolanda Hyska.

Pjesë e keq ushqyerjes është edhe mbi ushqyerja, si pasojë e së cilës, obeziteti ka hyrë në një trend rritës që nuk po arrin të ndalet.

“Prevalencë e mbipeshës dhe obezitetit ka trend në rritje, dhe pse ka patur angazhim për të mbajtur të ulur prevalencën nuk është arritur”,-tha specialistja e ISHP.

Pandemia ndikoi në rritjen e shifrave të obezitetit, por në vendin tonë regjistroi dhe një  trend pozitiv në përmirësimin e zonave të ushqyerjes.

Exit mobile version