Ekonomi

Si ka ndikuar lufta te çmimet në Shqipëri: Ushqimet 22.4% më “të kripura”, kryesojnë mishi e bulmeti.

Çmimet në Shipëri sot janë 11.2% më të shtrenjta se para luftës. Një analizë e bërë duke krahasuar çmimet e shkurtit 2023 me shkurtin 22021, tregojnë se ka një rritje të ndjeshme të çmimeve, kryesisht ushqimet.

Nga të dhënat e përpunuara nga “SCAN Intel”, ushqimet zënë mbi 40% të shpenzimeve mujore të një familje në vendin tonë. Ushqimet rezultojnë 22.4% më të shtrenjta, dhe se “qumështi, djathi dhe vezët” janë në vend të pare, afro 32.3% më të shtrenjta se shkurti i vitit 2021.

Pas tyre, vjen nëngrupi “vajra dhe yndyra”, me 29.3% shtrenjtim. Zarzavatet renditen në vend të tretë, 27.5% më të shtrenjta dhe më pas vjen nëngrupi “buka dhe drithërat”, me çmimet 23% më të larta. Edhe ëmbëlsirat kanë pësuar rritje të ndjeshme, plot 20.7% më të shtrenjta se shkurti i vitit 2021.

Në mesin e grupit të ushqimeve, mishi rezulton më i shtrenjti, 18.2% më shumë se përpara luftës, dhe peshku plot 16.5% më i shtrenjtë.

Frutat janë nëngrupi që regjistron rritjen më të ulët të çmimeve mes ushqimeve, me vetëm 5.6%.

Pas “Ushqimeve dhe pijeve joalkoolike” vjen grupi “hotele, kafene dhe restorante”, me 8.8% rritje; “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 7.7%; “pije alkoolike dhe duhan” me 7.3%; “Argëtim dhe kulturë” me 6.2% rritje; “veshje dhe këpucë” me 5.5% rritje; “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, me 4.9% rritje.

Exit mobile version