Aktualitet

Si ua vështirësojnë jetën shqiptarëve rregullat e reja të bankës së shqipërisë

Rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë mund ta bëjnë shumë më të vështirë për njerëzit marrjen e kredive të vogla, tek të cilat shumë shqiptarë mbështeten për nevojat e përditshme. Këto kredi përdoren shpesh për të blerë sende bazike si frigoriferë, telefona, apo edhe për të paguar për raste urgjente.

Me rregulloren e re, do të jetë më e vështirë për njerëzit që të marrn një miratim për këto kredi, duke lënë shumë kategori njerëzish, pa një burim sigurie kur kanë nevojë për para të shpejta.

Këto ndryshime nuk do të prekin vetëm individët – ato gjithashtu mund të dëmtojnë ekonominë. Kur njerëzit nuk mund të marrin para hua, ata shpenzojnë më pak, që do të thotë se bizneset lokale do të kenë vështirësi. Më pak shpenzime mund të çojnë në më pak vende pune dhe rritje ekonomike më të ngadaltë, duke e bërë jetën edhe më të vështirë për shumë shqiptarë.

Gjithashtu, rregullat e reja do t’i detyrojnë shqiptarët të bëjnë gati një mal me dokumenta, në vend të sistemeve digjitale me të cilat tashmë janë mësuar. Kjo do të thotë të shpenzosh ditë apo edhe javë për të mbledhur dhe dorëzuar dokumente në zyra, duke humbur kohë që mund të shpenzohej më mirë për punën ose familjen.
 
Për më tepër, pamundësia e qytetarëve për të marrë një kredi të vogël, mund t’i detyrojë ata që në raste të nevojës për para, t’i drejtohen edhe një herë huamarrjes në tregun informal, duke u rikthyer pas në kohë e duke rikthyer edhe një herë konceptin e “fajdeve”.

Në këtë formë, në vend që qytetarët shqiptarë të ecin përpara me metoda moderne dhe efikase duke përqafuar digjitalizimin, njerëzit do të detyrohen të kthene prapa në kohë, duke e bërë jetën më të komplikuar dhe të vështirë për të gjithë.

Exit mobile version