Policia Rrugore e Tiranes “aksion blic” per ndershkimin e shkelesve te rregullave te qarkullimit rrugore. Ne nje aksion te dedikuar ne te gjitha akset rrugore te metropolit jane verejtur nje sere shkeljesh. Sipas kontrollit te policies vetem per javen qe lame pas jane arrestuar 19 shtetas shqiptare per drejtim automjeti ne gjendje te dehur, ose pa leje drejtimi. Kontrolli eshte perqendruar ne te gjitha trajektoret problematike qe ngushtojne frymemarrjen e trafikut ne kryeqytet. Po gjate ketij kontrolli, blute e rrugores bejne me dije se jane pezulluar 34 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Ndershkimet e kontrollit nuk kane te sosur. Policia informon se, janë ndëshkuar me masë administrative 461 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
Drejtuesit e automjeteve munges respekti per kembesoret.
Po gjate kontrollit te javes qe lam pas thuhet se ”393 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha dhe 378 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit”, vijon njoftimi.Policia bën të ditur se, janë vendosur 208 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe mospërdorim të jelekëve fosforeshent, nga drejtuesit e motomjeteve. Gjithashtu, vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave është kushtuar për mosrespektimin e tabelës “Stop” dhe për këtë shkelje janë vendosur 58 masa administrative.