Sigurime Vullnetare

Sigurimi i shëndetit shpëton jetë.

Çdo njeri prej nesh eshte unik dhe gjenetikisht I ndryshem nga te tjeret. Keto te dhena reflektohen ne pamjen e pare, talentet e veçanta dhe personalitet, por edhe në predispozicion gjenetik ndaj sëmundjeve të ndryshme, si tumoret apo sëmundjet kardiovaskulare. Nëse i njihni problemet tuaja shëndetësore, mund të kontribuoni në mënyrë aktive në parandalimin ose vonimin e shfaqjes së një sëmundjeje ose në zbutjen e simptomave të saj. Permes Sigurimit te Shendetit ju mund te monitoroni ecurine s shendetit tuaj ne cdo kohe. Me Karten e Shendetit ne Albsig ju do te perfitoni sherbime mjekesore ne kohe rekord ne spitalet apo klinikat te percaktuar nga ana juaj. Rezultatet nga Check-up, analiza apo vizitat mund të çojnë në rekomandime si programe intensive të zbulimit të hershëm, p.sh. për kancerin, ndryshimin e stilit të jetesës ose rekomandimet për barna, për shembull për parandalimin e kancerit të gjirit. Identifikimi i hershëm i sëmundjeve dhe ndërhyrja në kohë mund të parandalojë ose vonojë fillimin ose përparimin e një sëmundjeje.

 Pse kontrollet mjekësore periodike (check-up) janë të rëndësishme:

Njohja e shpejtë – Duke patur një ekzaminim të përvitshëm, mjeku është në gjëndje të kontrollojë faza të hershme të një sëmundjeje, ndonëse pa simptoma të dukshme fizike, por që mund të manifestohet fillimisht me anormalitet biokimik, i konstatuar nëpërmjet analizave laboratorike.

Sa më shpejt të merrni këshilla apo mjekim për këto sëmundje serioze, aq më tepër shanse do të keni për të shmangur efekte anësore madhore. Mjekimi i hershëm do të frenojë përhapjen në organizëm të sëmundjeve si kanceri duke e shtyrë atë sa më shumë në kohë nga sa ajo do të ishte po të mos vepronim. Pacientët në përgjithësi paraqiten tek mjeku vetëm atëherë kur sëmundja është shfaqur me gjithë simptomat e saj. Në këtë faze, shërimi është i vështirë dhe ndonjëherë edhe i pamundur. Mund të përmendim këtu kancerin e gjirit që nëse diagnostikohet në fazat e tij fillestare kurohet me sukses në shumicën e rasteve, por nëse nuk konstatohet në kohë arrin në faza të avancuara dhe pacientes i kushton jetën. E vetmja mënyrë për të kapur herët këto sëmundje është të realizoni check-up, të cilin e keni FALAS, mjafton të pajiseni me Kartën e Shëndetit Albsig, për t’u bindur që jeni mirë. Koha më e mirë për vizitë është përpara se ju të ndjeni efektet e sëmundjeve. Prandaj, duke mos qënë në gjëndje t’a gjeni ekzaktësisht këtë kohë, ju sugjerojmë t’a kryeni këtë kontroll çdo vit, me Kartën e Shëndetit Albsig.

Parandalimi – Njerëzit duhet të parandalojnë sëmundjet, pa pritur për t’i kuruar ato. Nëpërmjet kontrolleve të përvitshëme, arrihet të parandalohen dhe kurohen një numër i madh sëmundjesh si sëmundje të arterieve koronare, sëmundje të mëlçisë të shkaktuara nga hepatiti ose alkooli, diabeti, kancerit të gjirit, prostatit, aparatit tretës, osteoporoza, dhe sëmundje të tjera. Nëpërmjet check-up,të ofruar nga karta e shëndetit Albsig, mjeku do jetë në gjëndje t’ju tregojë mënyrën me të cilën ju mund të parandaloni problemet shëndetsore prej përkeqësimit në të ardhmen, duke ndryshuar disa prej zakoneve tuaja ditore, dietës ushqimore apo mjekimit. Parandalimi jo gjithmonë ndalon gjërat e këqia për të ndodhur, por ndihmon për t’ju mbajtur më të shëndetshëm në kohë.  Ju do të jeni shumë më pak i prirur që të merrni sëmundje të caktuara nëse ju merrni masa parandaluese.Shendeti juaj varet nga vendimi qe ju merrni sot! Sigurohuni ne Albsig per te pasur nje jete te shendetshme

Exit mobile version