Fushata e tij per kreun e bashkise është një ndër fushatat më të mirërealizuara në atë zonë. Derë me derë ka trokitur e ka parë më nga afër cdo problematike. Jo vetëm kaq por ka analizuar cdo problematikë jetësorë të banorëvë të zonës që ai përfaqëson. Por ajo që e mërzit dhe premton se do ta frenoj me punën dhe projektin qe ai do ta shpalos menjëherë sat ë marrë drejtimin e Bashkisë së Kukësit. Në këtë bashkëbisedim, Sinamati tha se, në Gjegjën ndodhet një nga pasuritë më të mëdha nëntokësore në Shqipëri, që i ka dhënë vendit, por pabarazia sociale është shumë e madhe, duke jetuar në varfëri ekstreme jo vetëm banorët e Gjegjënit, por edhe ato të Kukësit. Admir Sinamati nuk la pa përmendur edhe shit-blerjen e votës në Kukës, ku organet ligjzbatuese po rrinë në heshtje. Nga Gjegjëni Sinamati, u bëri thirrje Policisë dhe organeve ligjzbatuese, që të bëjnë detyrën që u takon dhe mos te merren me ruajtjen e banderolave diskriminuese. Prioritet në qeverisjen e ardhshme të Bashkisë Kukës, Sinamati u tha banorëve të Gjegjënit është: uji i pijshëm, infrastruktura rrugore dhe aksesimi i tokave bujqësore për të ndërtuar mbikalimet e autostradës nëpërmjet koncensionarit.
Ndalesa e radhës e kandidatit Admir Sinamati ishte me banorët e Bardhocit.
Gjatë fjalës së tij, Sinamati u ndal veçanërisht te mungesa e investimeve gjatë katër viteve të fundit nga pushteti vendor për Bardhocin. “Prioriteti ynë”, shtoi Sonamati, “është frenimi i shpopullimit, rikthimi i shoresës dhe punësimit në Kukës, duke rritur konkurencën dhe meritokracinë. Kanalizimet e ujërave të zeza, rrugët e brendshme të fshatit dhe uji i pijshëm do të jenë prioritet tjetër për fshatin Bardhoc.