Mungesa e kultures mbi sigurimet, dhe transmetimi I kesaj kulture nder breza kanë bërë që tregu I sigurimeve te mbetet I orientuar me se shumti te sigurimet e detyrueshme. Referuar statistikave te publikuara nga buletini mujorë i AMF duket se eshte shtuar numri I kontratave te realizuara per periudhen janar-shkurt 2023. Bazuar ne raportin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë 2-mujorit të parë të viti 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 187 030 me një rritje prej 13.06 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shkurt 2023 kapën vlerën 3.2 miliardë lekë, ose 19.07 % më shumë se në janar-shkurt 2022. Të dhënat tregojnë se tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 91.59 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e jetës kanë 8.41 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 43.48 % dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 56.52 % të totalit të tregut.