Ministria e Shëndetësisë ka bere me dije situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 243 testime të kryera, 12 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë. Covid eshte I pranishem ne popullate dhe nje pjese e madhe e njerezve vuajne ende pasojat e meparshme nga ky virus. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet” thuhet ne njoftimin per shtyp. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 243 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Fier, 1 në Vlorë.
Janë 135 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,602 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 12 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 243
Testime totale 2,034,874
Raste pozitive 333,333
Raste të shëruara 329,602
Raste Aktive 135
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 111
Fier 8
Shkodër. 8
Durrës. 3
Berat. 2
Vlorë 2
Gjirokastër. 1