Aktualitet

Skandali me literaturën e klasës së tretë! Fëmijët prezantohen me komunitetin LGBT që në kopertinën e librit .                

Në kopertinën e librit, shihet një ilustrim i një magjistari me mjekër, por i veshur me një fustan me ngjyra të komunitetit LGBT.

TIRANË- Aktivisti i shoqërisë civile, Briken Fejzullai përmes një postimi në Facebook, ka treguar një skandal të publikuar në librat e shkollës fillore, konkretisht në “Gjuha Shqipe 3”.

Në kopertinën e librit, shihet një ilustrim i një magjistari me mjekër, por i veshur me një fustan me ngjyra të komunitetit LGBT.

Postimi i Fejzullait:

Gjuha shqipe sa e mirë, sa e ëmbël zana, me mjekra me fustana. ~ Naim Frashëri (me mjekër, pa fustan)

Të shumta kanë qenë dhe reagimet e njerëzve në postim ku shumë prej tyre duket se nuk janë dakord me paraqitjen e transgjinorëve në librat e shkollës fillore.

“Zana apo Zani eshte ky o vella??”, “Ylbera e dylbera”, “E tmerrshme!”, “Shiko emrat siper. Si mund te presesh ndonje kopertine tjeter. Kur kopertina eshte keshtu mendo brenda!”, “…..dhe me ylbera”, ishin disa nga komentet poshtë postimit.

Exit mobile version