Sot, 1 Dhjetor është Dita Botërore e Sidës, data e përkujtimit global që është respektuar nga vendet anëtare të OKB-së çdo vit që nga viti 1988. Kjo ditë shërben si një mundësi për njerëzit në mbarë botën që të bashkohen në luftën kundër HIV/AIDS , për të treguar mbështetje për njerëzit që jetojnë me këtë sëmundje dhe për të përkujtuar ata që kanë humbur jetën nga një sëmundje e lidhur me AIDS.Shumë ekspertë mendojnë se HIV/AIDS ishte prezent në ShBA, Evropë dhe në Afrikë për disa dekada ose më shumë deri në rastin e parë i shfaqur në vitin 1959. HIV ishte identifikuar për herë të parë më 1984 nga shkencëtarët francez dhe amerikan, por virusit që shkaktonte vdekjen nuk iu dha emri deri më 1986. Mendohet që për herë të parë është shfaqur tek një majmun me ngjyrë të gjelbër prej të cilit pastaj është infektuar edhe njeriu.AIDS shkaktoi një frikë të madhe ndërkombëtare ku fillimisht u supozua se prekte vetëm anëtarët e komunitetit LGBT+, por tashmë ka vrarë 35 milionë njerëz dhe ka infektuar 78 milionë në të gjithë globin.Dita Botërore e Sidës u konceptua për herë të parë në gusht të vitit 1987 nga publicistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) James Bunn dhe Thomas Netter dhe më pas u drejtua nga Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara për HIV/Aids (UNAIDS) nga viti 1996 deri në vitin 2004 kur Fushata Botërore e Sidës, u bë i pavarur.