Në Shqipëri ka rreth 1,3 milionë njerëz, të moshës mbi 15 vjeç, të cilët punojnë me pagesë ose me fitim.
Kjo shifër del në raportet e Instititutit të Statistikave, e cila publikon çdo 3 muaj qarkullimin e punonjësve dhe nivelin e papunuësisë.
INSTAT e nxjerr këtë raport mbi baza sondazhesh dhe flet për një marzh gabimi që mund ta cojë numrin e të punësuarave në më shumë ose me pak se 200 mijë.
Anketa tregon se shkalla e punësimit si përqindje ndaj popullsisë është 57%, ndërsa shkalla e papunësisë 10.7%. Thënë ndryshe, për grupmoshën 15-16 vjeç janë rreth 160 mijë të papunë.
Por, një pasqyrim, për numrin e të punësareve në vend del edhe në raportin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i cili flet për 826 mijë të punësuar. Ky është numri individëve të regjistruar në sistemin tatimor, të cilët paguajnë sigurime shoqërore e shëndetësore.
Nëse kjo shifër nuk përputhet me atë që raporton INSTAT, atëherë është puna në të zezë ajo që vazhdon të fshehë një fenomen që vetë punëtorët duhet ta ekspozojnë në favor të tyre.