Shendetesi

Sot, 12 maji dita ndërkombëtare e infermierëve.

“Infermieri” i vitit ka qene dhe fushata sensibilizuese kushtuar vete profesionit te infermiereve. Me rastin e ditës ndërkombëtare të infermierëve, revista “INFERMIERËT” ka vendosur që të pasqyroje  infermieret e viti 2023 në Kosovë dhe në Shqipëri. Mënyra e vetme ishte përmes likeve dhe share (shpërndarje) në rrjete sociale. Fotot që kane marrë më shumë like dhe share deri në 10 maj, nënkuptojmë edhe infermierët e vitit. Ky ka qenë kushti dhe sot është pikërisht dita që të mësojmë se cilët kanë pasur më shumë pëlqyeshmëri në rrjetet sociale.

Mesazhi që duhet të lexoni nga revista “infermierët”

Sot, më 12 maj, në të gjithë botën, po festohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, një ditë e dedikuar për t’u falenderuar për punën tuaj të palodhshme dhe të vlefshme në shërbimin e pacientëve. Në këtë ditë të veçantë, duam të shprehim një falenderim të veçantë për infermierët dhe infermieret e Kosovës dhe Shqipërisë që morën pjesë në garën për Infermieri i Vitit, organizuar nga revista “Infermierët”. Ju keni treguar përkushtim dhe pasion në punën tuaj dhe keni bërë një ndryshim të vërtetë në jetën e pacientëve dhe komunitetit tuaj. Ju jeni burimi i guximit dhe ndryshimit në sistemin e shëndetësisë dhe keni treguar një nivel të lartë të aftësive, empatisë dhe profesionalizmit në kohë të vështira dhe sfiduese. Për këtë arsye, ju meritoni respektin dhe vlerësimin tonë më të thellë. Ne jemi të ndjeshëm ndaj ndikimit të punës suaj dhe ndaj përkushtimit që keni në shërbim të pacientëve dhe të shoqërisë në tërësi. Ne ju falenderojmë për punën tuaj të jashtëzakonshme dhe ju inkurajojmë të vazhdoni me këtë ritëm të madh, duke e bërë botën një vend më të mirë dhe më të shëndetshëm. Ju urojmë Ditën e Infermierisë me te mira, dhe shpresojmë që kjo dite të sjellë më shumë vlerësim dhe respekt për kontributin tuaj në shërbimin e njerëzimit.

16 000 infermierë janë larguar nga Shqipëria në 3 vitet e fundit.

Rreth 16.000 infermiere jane larguar nga Shqiperia. Kete lajm e ben me dije dhe vete

Kryetari i shoqatës së infermierëve z Elson Jaçaj I cili thotë se kryesisht kanë zgjedhur gjermaninë dhe Italinë për të punuar.“Realisht ka qenë vetëm fasada e jashtme ajo që ka ndryshuar nëpër spitale. Por realiteti i brendshëm, i vështirësive që kanë në vendet e punës së tyre vazhdon të jetë i njëjti. Po të shikojmë pas në kohë, kemi që në periudhën e pandemisë e deri më sot mund të jenë larguar mbi 16 mijë infermierë, pasi koha e pandemisë u shfrytëzua nga të gjithë duke ndjekur kurset e gjuhës së huaj online, të cilët në momentin që u hapën të gjitha rruëgt ishin të gatshëm për t’u larguar nga Shqipëria”, shprehet Jaçaj. Mes të larguarvve nuk mungojnë ata që kanë shumë vite eksperiencë, tha infermieri Erald Çoçka“E vetmja gjë që mund të shtoj është që na vjen keq që po ikin dhe infermierët me eksperiencë. Këtë gjë po që mund ta them që infermierët me mbi 10 vite eksperiencë ndonjëherë zgjedhin që të largohen dhe kjo nuk është gjë e mirë”, thotë ai.Ndërsa për Studim Hysën, sigurimi i kushteve të punës është shumë i rëndësishëm për t’i mbajtur ata në Shqipëri.

Exit mobile version